
Kuvendi Shqipërisë thotë se Konferenca e Kryetarëve nuk gjeti dakordësi për dy propozimet e opozitës.
“Për ngritjen e Komisioneve Hetimor të Kuvendit për çështjen e ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal” dhe “përdorimin e administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 maj 2025.”
Por dy propozime të opozitës do të shqyrtohen me një tekst të ndryshuar në seancës plenare të 30 Tetorit me tekst të ripunuar.
Nga ajo çfarë Taulant Balla tha në rrjetin X, shumica socialiste duket se i la një dritare të hapur opozitës në këto dy propozime.
Sot në konferencën e kryetarëve kam rishprehur qëndrimin dhe dëshirën tonë të pranojmë çdo kërkesë, instrument kontrolli parlamentar. Çdo kërkesë të bazohet në rregullat e gjithëpranuara nga ligji dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese , në fakte dhe grup-fakte, jo në thashetheme”.
Kryetari Kuvendit Niko Peleshi është shprehur i ashpër dhe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në seancën e të enjtes në parlament.
“Gjuha që u përdor dje në sallën e Kuvendit ka qenë e dhunshme dhe e turpshme, përtej çdo caku të pranueshëm, edhe kur vjen nga opozita, edhe në kontekstin e opozitarizmit është e papranueshme. Ajo që ndodhi dje nuk mund të fshihet pas finesës suaj letrare. Kam treguar një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk jam marrë, e as do të merrem, me sulme personale ndaj askujt. Nëse ju vazhdoni të mbroni atë që ndodhi dje, në fakt po nxisni një klimë përplasjesh dhe mosmarrëveshjesh që nuk i shërben askujt as Kuvendit, as qytetarëve, as vetë opozitës”, u shpreh Peleshi.
Nënkryetari demokrat i kuvendit Agron Gjekmarkaj replikoi me Niko Peleshin.
“E përjetoj me shqetësim dhe dhimbje të thellë këtë që po ndodh me Parlamentin dhe fjalën të cilën e keni marre peng. Ky është një atentat që po i bëni kësaj shoqërie. Kuvendi është pronë e saj. Ju po përpiqeni të depersonalizoni opozitën por në fakt po depersonalizoni vetveten , ju nuk e kuptoni në këtë turravrap se duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës keni ngushtuar liritë e hapësirat tuaja jetike politike e njerëzore”, replikoi Gjekmarkaj.
Sipas Agron Gjekmarkajt ajo që ndodhi dje ishte përsëri tentativa e radhës për të zvogëluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverinë dhe Institucionet.
Top Channel