Regjistruan vizitë fiktive për person nën arrest, pezullohen nga detyra mjeku dhe inferimeri në Gjirokastër

17/10/2025 12:40
foto ilustruese

Pezullohen nga detyra një mjek dhe një infermier me vendim të gjykatës së Gjirokastrës.

Shtetasit me iniciale R. S., 39 vjeç, me detyrë infermier dhe Sh. M., 62 vjeç, me detyrë mjek, në një qendër shëndetësore, ka regjistruar vizitë fiktive ndaj një të arrestuari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj ekzekutuan masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë infermier dhe Sh. M., 62 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë mjek, në një qendër shëndetësore, pasi nga hetimet dyshohet se më datë 13.09.2025, kanë regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpi”)“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta