Protesta në mbështetje të çlirimtarëve, veteranët e UÇK apelojnë për liri: Vuajtëm pa fund në luftë
17/10/2025 22:48
Ky që shihni në këto pamje është Bexhet Vitia, një prej komandantëve të një prej batalioneve të UÇK-së.
Këtë të premte ai udhëtoi nga Prishtina drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën “Unë jam UÇK”. Nën tingujt patriotikë mesazhi për lirinë e heronjve është edhe më I fortë, teksa kujtimet për martirët janë ende të freskëta
Por kujtimet e Komandantit nuk janë të vetmet. Të gjithë veteranët kthejnë kokën pas
Të tjerë ushtarakë apeluan për lirinë e komandantëve nga gjykata special
Por sheshi “Skënderbej” këtë të premte nuk ishte vetëm i ushtarakëve, por edhe i shumë të rinjve dhe të rejave që përsëritën të njëjtin apel.
Top Channel