
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin gjatë ditës së sotme, ndërsa ka konfirmuar se përgatitjet për një takim të mundshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus janë duke u zhvilluar në Budapest.
Orban, i njohur për marrëdhëniet e tij të afërta si me Trump ashtu edhe me Putinin, e ka cilësuar këtë takim si një mundësi që mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet politike dhe ekonomike në Europë. Ai shtoi se një marrëveshje paqeje mes palëve do të hapte rrugën për një fazë të re zhvillimi ekonomik për Hungarinë dhe kontinentin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur pas një bisede telefonike me Orbanin dhe ka lënë të kuptohet se takimi me Putinin mund të ndodhë “brenda dy javësh ose pak më shumë”.
Kjo lëvizje ka ngjallur interes dhe shqetësim në qarqet diplomatike perëndimore, pasi mbetet e paqartë nëse kjo nismë po zhvillohet në koordinim me aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Top Channel