Meta kërkon lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm shqyrton sot revokimin e masës së sigurisë nga ish-presidenti
17/10/2025 11:12
Ilir Meta, ish-presidenti i vendit dhe Kreu i Partisë së Lirisë, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Seanca mbahet sot, ndërsa në ambientet e gjykatës është paraqitur avokati i Metës, siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Meta kërkon të lirohet nga burgu, kërkesë kjo që do të shqyrtohet nga trupa e Apelit sot.
Top Channel