Kishte fshehur mbi 10 kg drogë në çantë, pranga shoferit shqiptar në Greqi
17/10/2025 13:53
Një shofer shqiptar është arrestuar në Igumenicsë të Greqisë, pasi iu gjetën 10 kg marijuanë.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në një automjet që lëvizte në zonë, duke përdorues edhe ndihmën e qenit nuhatës.
Në bagazhin e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një çantë sportive që përmbante 10 pako me 10 kg 604 gramë marijuanë. Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek me origjinë nga Saranda të cilit iu sekuestruan edhe 2 celularë e 300 euro.
Top Channel