
Më shumë turistë se një vit më parë por jo drejt synimit të 15 milionë të huajve deri në fund të vitit. Ecuria e turizmit në vendin tonë në muajin gusht ka qenë edhe më e suksesshme se e gjithë periudha tjetër e vitit. 3.36 milionë turistë shtuan ndjeshëm sipas INSTAT edhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese shqiptare.
Me 35.1% u rrit ky tregues në të cilën përqindjen më të madhe e zënë të huajte.
“Fundi i gushtit deri tani ka qenë më mirë. Kemi një rritje 30% krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim janë të stepur nga rrjetet sociale por kur vinë në Shqipëri ndryshojnë mendim”, tha Jetmira Hoxha, eksperte ekonomie.
Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.
“Turistët qëndrojnë në hotele se janë udhëtime të organizuara. Për strukturat akomoduese që pronotohen online kanë patur një rënie për shkak të turistëve që vojnë në mënyrë individuale dhe zgjedhin vet ku do të shkojnë. Nëse flasim për individët që kanë ardhur dhe kanë preferuar bregdetin kanë qenë me ture ditore. Por dhe vende të tjera që shfaqin histori si berati.”
Më së shumti të huajt kanë preferuar të vizitojnë Tiranën, pasuar më tej nga vendet historike si dhe bregdeti.
Top Channel