
Autoritetet greke kanë dhënë një tjetër goditje të fortë rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës, duke sekuestruar mbi 38 kilogramë kokainë në portin e Pireut.
Sasia e drogës u zbulua pas një operacioni të koordinuar mes Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, si dhe autoriteteve doganore e financiare.
Gjatë kontrollit, policia gjeti 33 pako që përmbanin kokainë me peshë totale 38 kilogramë e 200 gramë. Lënda narkotike ishte fshehur me kujdes brenda mekanizmit të ftohjes së një kontejneri me 1,080 kuti bananesh, që kishte mbërritur me anije nga një vend i huaj me destinacion portin e Pireut.
Sipas vlerësimeve paraprake, vlera e kokainës së sekuestruar në treg tejkalon një milion euro. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin ndërkombëtar të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.
Top Channel