
Procesi gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut po vijon ende, teksa të akuzuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Julian Meçaj ka deklaruar, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ka deklaruar se po i shkelet parimi i procesit të drejtë ligjor, teksa nga ana tjetër Plaurent Dervishaj është shprehur se ka qenë fat shpëtimi i tyre.
Julian Meçaj: Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë kur asnjëri prej tyre as më njeh dhe as i njoh, unë tani s’po di të mbroj veten time. Nuk ka logjikë e gjitha kjo këtu, shkelet parimi i procesit të drejtë ligjor. Mos na ofendoni inteligjencën, unë se kuptoj për çfarë vijnë.
Plaurent Dervishaj: Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen. Po dënohet vetëm një palë, ndërsa pala tjetër është e ç’lirë, këtu nuk është cilësuar ende kush ka qenë shënjestër.
Për ngjarjen time të qershorit, unë e quaj fat qe në kemi qenë në atë makinë, kemi shpëtuar sepse kam pas dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj Zoti ndërsa Andi Malokun se ndihmoi. Nuk po kërkoj mëshirë nga ju në lidhje me këtë çështje, na dënoni për atë që kemi në kurriz, jo për ato që si kemi.
Top Channel