
Është arrestuar në Fier 38-vjeçari, Petrit Lori, për transportim emigrantësh të kundërligjshëm.
Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 38-vjeçarin, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.
Njoftimi:
Fier/Vijojnë kontrollet dhe puna operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Kapet në Fier, një shtetas i implikuar në 2 qarqe, Tiranë dhe Korçë, në transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve.
Për këtë veprimtari kriminale, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë, me 4 vjet burgim, ndërsa nga Policia e Korçës është arrestuar në vitin 2021.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i punës operative dhe koordinimit të informacioneve me policitë e Tiranës dhe Korçës, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Petrit Lori, 38 vjeç.
Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.
Veprimet procedurale të mëtejshme me këtë shtetas do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Top Channel