“Drejtësia ka emër”/ Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën (Pamjet)

17/10/2025 11:24

Do të mbahet këtë të premte në Tiranë një protestë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët po përballen me një proces gjyqësor në Hagë, nën moton “Liria ka emër”.

Për t’iu bashkuar protestës së thirrur në Tiranë, qindra shqiptarë të Kosovës ka nisur që orët e para të vijnë në vendin tonë. Siç shihet edhe nga pamjet, shqiptarët nga Presheva janë gati për të marrë pjesë në protestën sot në Tiranë.

Po ashtu qindra automjete nga Kosova kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën Kufitare të Morinës për të marrë pjesë në protestë.

Për të lehtësuar qarkullimin dhe pjesëmarrjen në protestë, është marrë vendimi që kalimi në “Rrugën e Kombit” të bëhet pa pagesë. Sipas burimeve nga vendngjarja, që nga ora 09:00 e mëngjesit, trari në pikat e pagesës është hapur dhe automjetet kalojnë pa tarifë.

Kjo masë lehtësuese do të mbetet në fuqi deri nesër, e shtunë, në orën 09:00.

Protesta pritet të shënojë një pjesëmarrje të gjerë, ndërsa thirrjet për drejtësi dhe përkrahje ndaj figurave të UÇK-së po bashkojnë shqiptarët nga të gjitha trojet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta