
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku djali 39-vjeçar ka dhunuar prindërit e tij.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata, me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Ndërkohë ka nisur hetimi procedimi penal për shtetasit:
-R. M., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare;
-për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular dhe një shumë lekësh, në automjetin e një 26-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel