BE si ODIHR për “11 majin”, Ambasadori Gonzato: Bashkimi Evropian mirëpret procesin gjithëpërfshirës në reformën zgjedhore

17/10/2025 20:01

Në prag të ngritjes të Komisionit të Reformës zgjedhore kreu i delegacionit të BE, Silvio Gonzato shfrytëzoi tryezën e organizuar për digjitalizimin e proceseve zgjedhore për ti bërë një apel klasës politike.

“Ngritja e një Komisioni të Përbashkët Parlamentar për Reformën Zgjedhore, së bashku me nisma të tjera që synojnë trajtimin e mjedisit të përgjithshëm zgjedhor (jo vetëm kuadrin legjislativ), çka mund të ndikojë në fushën e barabartë të lojës e cila, sipas OSBE/ODIHR-it mungonte në zgjedhjet e vitit 2025 – pasqyron një njohje të fortë kombëtare të nevojës për të trajtuar sfidat e së kaluarës dhe për të forcuar integritetin zgjedhor. BE-ja i mirëpret të gjitha këto hapa dhe inkurajon një proces gjithëpërfshirës dhe të bazuar në prova, të udhëhequr nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias”, tha Gonzato.

E ndërsa politikës i duhet të shkruajë  rregulla të reja që e bëjnë fushën e lojës së barabartë, Komisioni Qendror i Zgjedhje po teston  numërimin e votave me inteligjence artificiale. Testi i parë janë zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, por inteligjenca artificiale është ende herët për të zëvendësuar numëruesit e partive.

“Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, deklaroi Celibashi.

Diella mesa duket nuk do jete krijesa e vetme virtuale ne vend, ajo do ketë edhe binjaken e saj ne Komisionin Qendror të  Zgjedhjeve. Por më parë pritet te shihet nëse do e kaloje provën e pare me sukses.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta