Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku është përfshirë një automjet i policisë rrugore.

Ngjarja ka ndodhur kur një mjet tip Ford , në pronësi të policisë, është përplasur nga pas me një automjet të parkuar anës rrugës, tip Land Rover, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën ballore të mjetit të policisë, si dhe hapjen e airbagëve.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta