Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

16/10/2025 16:38

Shqiptari Eduar Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek.

Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozis dhe kontrollit. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.

Sipas dosjes së çështjes së vrasjes , gjithçka filloi më maj të vitit 2024 kur 52-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite.

Në atë kohë, gruaja fatkeqe ishte larguar për të shkuar në punë. Më pas, bashkëshorti e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë duke e lënë të vdekur në vend.

Gjyqi i 52-vjeçarit për këtë vrasje të tmerrshme filloi sot në audiencën e Gjykatës së Përzier me dëshminë e vajzës së viktimës dhe autorit të krimit.

Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, doli për të dëshmuar dhe, pa e parë fare të atin, u tha gjyqtarëve dhe juristëve se në të vërtetë nuk u pendua kurrë për krimin e tij të tmerrshëm.

Folëm një herë. Ai më kërkoi falje, por pastaj filloi ta mallkonte nënën”, tha vajza e 52-vjeçarit, e cila ishte paraqitur në mbështetje të prokurorisë në gjyqin e babait të saj, një vrasës bashkëshortor.

 

Top Channel