“Unë jam UÇK”, nesër protestë në Tiranë me pjesëmarrje nga Shqipëria dhe Kosova

16/10/2025 12:18

Protesta e të premtes me moton “Unë jam UÇK” mbështet nga të gjitha shoqatat në Shqipëri dhe Kosove.

Kreu i Shoqatës Tirana fton qytetarët të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare në sheshin “Skëndërbej”.

Kreu i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK shpjegoi përse kjo protestë zhvendoset në Tiranë pas Prishtinës dhe Hagës.

Kësaj tryeze i është bashkuar kreu i bordit drejtues të ligës së universiteteve Ethem Ruka dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve të cilët ftojnë studentët në shesh dhe krerë të shoqatave Labëria, Çamëria , Lufta Nacional çlirimtare, shoqata e kryetarëve të bashkive e të tjera të cilët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Krerët shoqatave kanë firmosur këtë deklaratë duke ftuar sa më shumë shqiptarë në Protestë me moton “Unë jam UÇK”.

 

Top Channel