
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, ndërsa vëmendjen i ka tërhequr edhe deputetit demokrat Klevis Balliu.
Teksa në foltore ishte duke raportuar komisioneri kundër diskriminimit Robert Gajda, në lidhje me projektligjin për barazinë ligjore, nga vendi Bardhi ka i ka ndërprerë disa herë fjalën.
Bardhi është dëgjuar duke i thënë Peleshit më pas “je i paaftë”, ndërsa pasi e ka paralajmëruar disa herë që të mos ndërpresë seancën, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar.
“Zoti Bardhi ju tërhiqet vëmendje, vërejtje, nëse vazhdoni… ju hiqet e drejta e fjalës për gjithë ditën e sotme. Zoti Balliu ju tërheq vëmendje”, tha Peleshi.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u shpreh se socialistët do të kërkojë masë disiplinore ndaj Bardhit për përjashtim me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Top Channel