
Për të gjithë qytetarët të cilët nënshkrimet dorazi duan t’i kalojnë edhe eletronikisht, platforma qeveritare e-Albania do të ofrojë edhe këtë shërbim.
Kundrejt një pagesë të gjithë individët që duan do të kenë një kod unik dixhital që lidhet me emrin dhe do të shërbejë për të firmosur dokumente, kërkesa deklarata etj.
“Për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 2 000 lekë, me afat vlefshmërie 1 vit. Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, ky shërbim ofrohet me tarifën 4 800 lekë, me afat vlefshmërie 1 vit”, thotë AKSH.
Në vendimet e fundit të Këshillit të ministrave lidhur me pagesat ndaj shërbimeve të marra nga e-Albania janë përcaktuar edhe njëherë tarifat për shërbimet e avancuara për institucionet private.
“Për subjektet private, shërbimet elektronike, 4 800 lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, 0 lekë, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion, 4 000 për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, 15 lekë, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit”, njofton AKSH.
Portali e-Albania ka regjistruar rritje të aplikimeve muaj pas muaji ndërsa ka ofruar rreth 49 milionë shërbime online.
Top Channel