“Po dëgjojmë këtu që liderët e UÇK akuzohen për gjenocid ndaj Serbisë”, Berisha përplaset me deputetin e PS: Turp të të vij Ardit Bido, o falsifikator

16/10/2025 11:53

Kreu i PD-së, Sali Berisha u përplas në seancë me deputetin socialist, Ardit Bido teksa po diskutohej rezoluta për Kosovën.

Berisha e akuzoi Bidon se i shtrembëroi fjalën kur po fliste për genocidin serb në Kosovë.

Debati

Sali Berisha: Edhe shqiptarët po të kishin kryer krime e gjenocid kundër serbëve, kundër maqedonasve, unë do ta dënoja.

Ardit Bido: Po dëgjojmë në seancën e sotme që liderët e UÇK që janë në një proces gjyqësor të padrejtë, qenkan të akuzuar për gjenocid ndaj Serbisë. Po dëgjojmë një akuzë të re që nuk e kanë bërë as serbët vetë.

Niko Peleshi: Nëse keni gjë për procedurë vazhdoni, në të kundërt do vijojmë me deputetët e tjerë.

Sali Berisha: Deputeti që vjen gjoja nga studimi, bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë një njeri. Turp të kesh Ardit Bido, turp të të vij, falsifikator.  Edhe shqiptarët po të kishin kryer krime e genocid kundër serbëve, kundër maqedonasve, unë do ta dënoja. Nuk thashë kurrë se ka ndodhur. Duhet të kesh fytyrën tëndë që të transformosh brenda një minute deklaratën e tjetrit, e bën vetëm ti. Ti qofsh.

Top Channel