Pa pensionet 40% e popullsisë e varfër, ekspertët: Nuk shërbejnë si politika mbështetëse por mbijetese

16/10/2025 15:27

Nëse nuk do të jepeshin përfitimet sociale si ndihma ekonomike pensione pleqërisë dhe ato familjare  rreth 4 në 10 shqiptar do të rrezikohej nga varfëria.

Sipas Instat në anketën e nivelit të jetesës bëhet e ditur se 37% e popullsisë do të rrezikohej nga varfëria nëse në të ardhurat e disponueshme nuk do të përfshiheshin përfitimet sociale.

Pensionet konsiderohen një mburojë e madhe për shumë të moshuar në vendin tonë për të mos u përballur me varfërinë. Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në vitin 2024 u ul në 19.2% ose rreth 460 mijë shqiptar por kjo vlerë do të ishte dyfish më shumë nëse nuk do të ishin këto përfitime sociale.

Ky kufi, që përfaqëson nivelin minimal të të ardhurave për një individ në vit, është 324.336 lekë në 2024, kundrejt 262,325 lekëve në 2023, me një rritje të lehtë.

“Një pjesë e konsiderueshme e atyre të cilët nuk konsiderohen të varfër i përkasin dy kategorive ndihmës ekonomike dhe pensioneve kjo shifër nuk do ishte në 19% nëse nuk do ishin këto kategori do të ishte në 40% automatikisht. Vet sot dy paketat kryesore që kemi nuk janë mbrojtëse e mbështetëse. Të cilat duhet të ishin të tilla për një jetë dinjitoze të individëve”, tha Eris Dhamo, ekspert i politikave sociale.

Femrat janë më  të rrezikuara se meshkujt për tu prekur nga ky kufi i varfërisë gjithashtu dhe individët me të ardhura të ulëta nga punësimi. Ndërsa një familje me dy fëmijë do të ishte e varfër nëse merr më pak të ardhura se 681 mijë lekë.

Por si qëndron diferenca e të varfërve me të pasurve në nivelin e të ardhurave?

“Nëse ndalemi në pabarazinë e shpërndarjes së të ardhurave Instat bën të ditur se rreth 20% e popullsisë e pasur ka 5 herë të ardhura më shumë se 20%  e popullsisë e cila jeton në varfëri”, thotë Dhamo.

Krahasuar me të ardhurat mesatare në vend individët ndodhet vetëm pak larg rrezikut të të qenurit të varfër.

Top Channel