“Nuk ishte rastësi, por gjueti shtrigash”/ Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, Muça: Të dy kishin nota ekselence

16/10/2025 21:55

Analisti Flogert Muça foli në “Top Story” për shpalljen e pavlefshme të votës së Naureda Llagamit për vendin vakant për anëtarësimin në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se dy kandidatët që ishin “kokë më kokë” kanë rezultate shumë të mira profesionale jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë vendit.

“Komisioni merr vendimet për pavlefshmërinë. Unë ndalem tek një ngjarje tjetër që ka ndodhur, ku nuk kemi të bëjmë me një rastësi, por me një gjueti shtrigash. Pasi zonja Llagami ka bërë kërkesën e saj…

Të dy kishin nota ekselentë, edhe tek ndërkombëtarët. Në kushtet kur nuk kemi çfarë bëjmë, atëhere duhet të ngremë një komision. Tani Celibashi duhet të jetë shumë xheloz, se duhet të jetë kryetar i disa institucioneve zgjedhore, madje duhet ta ketë ndërtuar vetë kodin e ri zgjedhor”, tha analisti Flogert Muça.

 

Top Channel