
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi miratimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë.
“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh ndërgjegjen e kombit tënd, do të thotë të jesh pa ndërgjegje, Është jashtë çdo lloj koncepti. SI mund të transformoni gjakun tuaj, dhe ju keni në familjet tuaj njerëz që kanë rënë për Atdheun. A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak. Pse e bëni këtë, sepse kreu juaj është argat i Vuçiç, është shërbëtor i Vuçiç.
Ndaj gjenocidit duhet të qëndroni, vrasja për shkaqe etnike është gjenocid. Para se të vija këtu po lexoja, vitin e kaluar kam ngritur gjenocidin serb në Kukës, është i dokumentuar. E çfarë thoshte përfaqësuesi juaj, thoshte gafa e Berishës. Çfarë ju shtyn të jeni kaq të pandjeshëm. Ju bëheni bashkëautor në krimin monstruoz”-u shpreh Berisha.
Top Channel