Në garë për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ftesë qytetarëve për bashkim: Kur të votojmë, të mendojmë për fëmijët tanë

16/10/2025 19:33

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për garën në Bashkinë e Tiranës, i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në këto zgjedhje lokale.

Përmes një videomesazhi të ndarë në rrjete sociale, ai shprehet se ‘Tirana nuk është vetëm qyteti ku jetojmë, por edhe shtëpia që do u lejmë fëmijëve.’

Mundësia për t’ju shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime. Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, është shtëpia që do u lejmë fëmijëve tanë. Ndaj kur të votojmë, të mendojmë për ta. Kemi dy rrugë përballë: Të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën patronazhistë, ose të zgjedhim ndryshimin. Një bashki me njerëz të ndershëm, me profesionisten që shërbejnë qytetarëve. Ju ftoj që të bëhemi bashkë për ndryshimin. Më shkruani shqetësimet, mendimet dhe historitë tuaja, së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën”, shprehet Binaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Top Channel