Ndryshime në policinë e Korçës, zbulohen emrat që ‘lëvizëm’ postet

16/10/2025 13:16

Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule mëson se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi Altin Gusho është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin.

Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin.

Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje të tjera në juglindje.

Top Channel