Mjeti i parkuar në korsinë e emergjencës, gjendet i vdekur një burrë në Vlorë, në sediljen e parme
16/10/2025 17:58
Një burrë është gjendur i vdekur në makinën e parkuar në xhepin e emergjencës në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Bishan.
Rafael Pasha, banues në fshatin Starovë të Beratit, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Sot, në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Bishan, brenda një automjeti tip “Volkswagen”, të ndaluar në xhepin anësor të autostradës, dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale, drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Berat, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel