Konkursi për rilindjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, kryeministri Rama: Projekti do sjellë energji e shpresë në lëvizjen e re sportive

16/10/2025 10:45

Kryeministri Edi Rama foli sot në prezantimin e projekt-ideve arkitekturore të Rilindjes së Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Rama tha se projekti do t’i kthejë frymë dhe energji të pazëvendësueshme hapësirës së “Asllan Rusit” dhe lëvizjes së re sportive në Shqipëri.

“Jemi edhe një herë në një kohë shumë të shkurtër, në një tjetër konkurs ndërkombëtar për një tjetër ide të kahershme dhe projekt shumë ambicioz, rilindjen e pallatit të sportit Asllan Rusi i cili ka qenë një pikë referimi në një histori të gjatë përpjekjesh dhe sfidash sportive dhe që sot, në një kohë të re, meriton një formë të re, një forcë të re dhe një vëmendje të re.

Unë besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do na vënë përsëri në pozitë të vështirë për të përzgjedhur projektin më të mirë sepse janë të gjitha skuadra me talente të jashtëzakonshme dhe me kapacitete të provuara në shumë vende të tjera. Janë skuadra, një pjese e të cilave punon aktualisht dhe në Shqipëri dhe ne jemi shumë krenar për këtë, por kam besim që me jurinë ndërkombëtare që kemi krijuar edhe këtë herë do t’ia dalim që të bëjmë një gjykim ashtu si duhet.

Nuk dua të humbas më tej kohën e konkursit. Dua të shpreh njëkohësisht kënaqësinë që në sallë shoh disa nga protagonistet e mëdhenj të kohës kur pallati i sportit gëlonte nga kompeticioni, nga shpirti i garës, nga tifozët dhe kam shumë besim që me këtë projekt do t’i rikthejmë ata, por do të rikthejmë dhe pikërisht atë frymë dhe atë energji të pazëvendësueshme të hapësirës së Asllan Rusit ku jam shpresëplotë se gjithë lëvizja e re sportive që kemi krijuar në të gjitha shkollat dhe që po rritet vit pas viti me pjesëmarrjen e mbi 12 mijë fëmijëve, vajzave dhe djemve nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar, do të furnizojë këtë pallat sporti me prurje të reja dhe me talente dhe yje të reja.

Nga ana tjetër, Shqipëria sot është në kohën kur synon shumë lartë edhe në aspektin e pjesëmarrjes në kompeticione ndërkombëtare. Zhvillimi i finales së Konferencë Ligës në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të”, u shpreh kryeministri.

Top Channel