“Kemi bërë marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve”, Balliu i ndërpreu fjalën, Balla: O e nxirrni përjashta, ose unë nuk mund të vazhdoj…

16/10/2025 15:39

Me replika dhe ndërprerje fjale është shoqëruar seanca e sotme plenare, e cila ka nisur prej orës 10:00 të kësaj të enjteje.

Teksa kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, po mbante fjalën në foltore, deputeti i PD Klevis Balliu fliste nga vendi duke i ndërprerë fjalën.

Pas këtij momenti Balla kërkoi  5 minuta pushim dhe që t’i tërhiqej vëmendja Balliut, për ndërprerje të fjalës.

“Zonja Kryetare këtë o e nxirrni përjashta, ose unë nuk mund të vazhdoj… kemi bërë marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve që nëse njëri prej këtyre guxon t’i ndërpresë fjalën një deputeti, seanca ndërpritet. Kërkoj 5 minuta pushim deri sa t’i tërhiqni vëmendjen zotërisë”, tha Balla.

 

Top Channel