“Ke bërë dialog ti dhe Balla! Nuk ke për ta zgjatur”, Strazimiri-Peleshit: Ki parasysh ti Niko që…

16/10/2025 17:10

Gent Strazimiri është përfshirë një debat me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi gjatë seancës së sotme plenare.

Demokrati iu drejtua kryeparlamentarit duke i thënë “Vetëm ti dhe Taulant Balla keni bërë dialog”.

Më tej i tha Peleshit “Nuk ke për ta zgjatur shumë kështu”, referuar detyrës si kryetar i Kuvendit.

Kjo që keni bërë sot është një skandal, është dekapitimi i Parlamentit. Keni bërë një dialog ti me Taulant Ballën dhe askënd tjetër. Edhe sikur të ishim në kushte kaosi në seancë, nuk merret vendim dhe nuk zhvillohet seanca në këtë mënyrë.

Kur ndërpritet seanca, ajo shtyhet për një ditë tjetër, jo të ndërpritet fjala e deputetit. Në këtë Parlament, këta kanë vrarë deputetin Niko Peleshi, turp të keni nuk do ta zgjasë shumë kështu“, u shpreh deputeti.

Opozita shprehet se që nga nisja e punimeve këtë sezon, deputetëve u është ndërprerë fjala.

 

Top Channel