Fiks Fare/ Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s treshe nga i njëjti burrë. Si i detyroi të bënin gjëra të paimagjinueshme…

16/10/2025 20:46

Emisioni Fiks Fare ka vijuar sot me denoncimin e dy grave që shantazhoheshin dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale në grup.

Mashkulli që për njërën ishte burri dhe për tjetrin dashnori ishte personi që për vite me radhë ushtroi presion që të shkonin të tre në shtrat.

Një telefonatë mes dy grave e publikuar në emisionin Fiks Fare tregon presionin që ato kanë kaluar. Miranda dhe Silvana tregojnë në bisedë me njëra tjetrën se janë kërcënuar dhe vënë në presion që të shkonin të tre së bashku në shtrat, madje njëra nga gratë të xhironte skenat. Silvana tregon se sa herë i binte telefoni që të shkonin të tre në hotel, ajo dridhej nga ankthi dhe frika.

Ndërkohë Miranda tregon se i shoqi tani po akuzon atë për gjithë situatën.

Përveç traumës së përjetuar, Miranda përballet sot me një tjetër problem të rëndë: ish-bashkëshorti nuk paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre të mitur, i cili jeton me të. Ajo tregon se, kur ishte në punë, i përmbushte rregullisht detyrimeve që kishte ndaj dy vajzave të tjera që jetojnë me Gertin, ish burrin. Tani, që është pa punë, nuk ka të ardhura për të përballuar këtë detyrim.

Për më tepër, përmbaruesi gjyqësor refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës, duke i kërkuar Mirandës të gjejë punë dhe të paguajë ajo për vajzat, pavarësisht se ligjërisht është Gerti ai që ka detyrimin për djalin. Pasi vajzat janë në punë.

Në një intervistë për emisionin, Gerti pranon se vajzat e tij janë në punë, por ai nuk ka dorëzuar vërtetimet përkatëse në përmbarim, duke i shmangur kështu detyrimet që rrjedhin nga kjo situatë.

Ndërkohë, redaksia e “Fiks Fare” ka bërë një kërkesë zyrtare pranë zyrës përmbarimore, duke kërkuar sqarime për mospagesën e pensionit dhe moszbatimin e vendimit gjyqësor. Por që ende nuk ka një përgjigje.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel