Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet
Në një kohë kur media dhe teknologjia po ndryshojnë me ritme të shpejta, Erion Braçe ndalet për të reflektuar mbi figurën e një prej vizionarëve që ndikoi rrënjësisht në mënyrën si shqiptarët komunikojnë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, Dritan Hoxhën, themeluesin e Digitalb, Top Media dhe Top Channel.
Deputeti i Partisë Socialiste ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë në kujtim të Dritan Hoxhës, duke e vlerësuar jo vetëm si themelues të një prej platformave më të mëdha mediatike në vend, por edhe si një vizionar.
Socialisti e mbyll mesazhin duke thënë “Ti e bëre gjuhën shqipe të ndjehet në çdo shtëpi shqiptari, kudo në botë.”
Reagimi i plotë:
**“Si je, Tan?
Po ndodh gjë aty lart?
Mbërrin vallë zhurma nga këtu poshtë?
Ndoshta jo… Më mirë jo!
E mban mend kur krijove Digitalb? Duke nxituar, vrapuar, shpesh përpara ligjit, me ëndrrën e madhe për të bashkuar shqiptarët kudo që janë – në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Itali, Gjermani, Amerikë, Kanada…
Të gjithë, përmes gjuhës shqipe. Të lidhur e të bashkuar nga ajo që na përkufizon më shumë se çdo gjë tjetër: gjuha jonë.
A e di që ia dole? Bashkimi ndodhi!
Përmes krijesës tënde vizionare dhe moderne, përmes teknologjisë, përmes njerëzve që e mbajtën këtë ëndërr gjallë. Ti e bëre gjuhën shqipe të ndjehet në çdo shtëpi shqiptari, kudo në botë.”**
View this post on Instagram
Top Channel