
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti kërkoi nga foltorja e Kuvendit ripërsëritjen e seancës dhe debat për programin e qeverisë.
Alizoti tha se e ka lexuar programin e qeverisë, por nuk pa asgjë për Kosovën.
“Jemi shumë pranë BE thoni ju, por jemi larg demokracisë. Nuk mund të mbyllet një seancë parlamentare për një reagim emocional të deputetëve. U mërzit lideri juaj. Ju do keni shancin madhor të mbroni arritjet tuaja, integrimin tuaj drejt BE. Ju e shmangët. E pash programin, ju në çdo qark jeni më të fortët. Ju jeni me oligarkët, me të fortin e lagjes, me të fortët e gjithë Shqipërisë. Ku qëndron klasa punëtore, ku qëndron i pamunduri.
Në program nuk pashë asgjë për Kosovën. Si ka mundësi parlamenti nuk miraton një rezolutë. Si mos të jesh, nuk ka rezolute për gjenocidin, dhimbja e Kosovës u kthye botërore dhe parlamenti i Shqipërisë sot e ka problem të miratojë një rezolutë për gjysmën e kombit. Unë e di që gjysma e Elbasanit është me kamera, është një realitet që nuk e mohoni dot.”-u shpreh Alizoti.
Top Channel