
16 tetori është një ditë e veçantë për Top Median dhe Top Channel, është dita e lindjes së themeluesit të saj, Dritan Hoxha, vizionarit që nisi revolucionin më të madh të shndërrimit social në Shqipëri nëpërmjet medias që krijoi.
Sot nuk është vetëm një ditë përkujtimi, por edhe moment i shënuar për vazhdimësisë e ëndrrës që ai nisi. Trashëgimia e Dritan Hoxhës vijon sot më e fortë në epokën digjitale të medias. Vizioni i tij për një media që do të fliste me zërin e shqiptarëve është shndërruar në një realitet, duke u zgjeruar në çdo formë komunikimi.
Nga transmetimet televizive te platformat online, nga përmbajtjet interaktive te inteligjenca artificiale, fryma novatore që ai trashëgoi vazhdon të udhëheqë Top Median. dhe sot, falë atij vizioni, Top Media mbetet lider në një botë ku informacioni udhëton me shpejtësinë e teknologjisë, por ruan shpirtin e gazetarisë së vërtetë. 16 tetori është një ditë feste në Top Media sepse shënon momentin e nisjes me shpejtësi maksimale të një sezoni të ri televiziv me shumë programe tashmë klasike për dekadash dhe tek prodhimet e reja inovative.
Top Media vijon sot misionin që ai nisi: të jetë numri njënë shtëpitë e të gjithë shqiptarëve, të cilët sot më shumë se kurrë janë bërë bashkë në të gjithë botën. Top Media, Top Channel, Digitalb, Top Albania Radio dhe gjithë skuadra e madhe e kësaj shtëpie mediatike janë meritën e madhe të këtij bashkimi kombëtar. Sot në cdo cep të botës ku janë shqiptarët dhe pasardhësit e tyre që po mësojnë shqip falë digitalb, është zgjuar dhe rritur krenaria e të qënit një komb.
Kjo është një pjesë e ëndrës së Dritan Hoxhës e realizuar tashmë. Dritan Hoxha e dinte se fuqia e vërtetë e medias janë njerëzit. Prandaj, 16 tetori është më shumë se një ditëlindje, është një ditë për të nderuar jetën, pasionin dhe vizionin që vazhdon të udhëheqë Top Median.
Top Channel