Debate në Kuvend/ Noka i ndërpret fjalën nga vendi, Balla: O Sali po pse e shpon Flamurin sa herë flas për Hashimin?
16/10/2025 11:43
Me debate dhe replika është zhvilluar seanca e sotme plenare, mes opozitës dhe mazhorancës.
Teksa po flitej për kërkesë e opozitës për rezolutë kundër gjenocidin serb në Kosovë, nga vendi i përgjigjej pa mikrofon Flamur Noka.
“Lere mo Sali pse e shpon Flamurin, po flas për Hashimin, sa flas për Hashimin shpon Flamurin… Lëreni partinë po hajde të bashkohemi për vendin… Nuk merrem me persona që kanë vrarë shqiptarë. Rroftë Kosova, Rroftë Shqipëria dhe ju presim nesër në protestë”, iu drejtua Balla Berishës dhe Flamur Nokës.
Top Channel