Aksident me vdekje në Fushë-Krujë.

Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel