Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë.

Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale  G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Si pasojë e përplasjes, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.

Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në atë segment rrugor.

Drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga specialistët e Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaktarin dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

Top Channel