Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Elidon alias Aldo Avdylaj i arrestuar një ditë më parë në Tiranë.

Ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit revanshi të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, që dyshohet si financuar dhe organizatori i vrasjes së Edmir Bregut.

Aldo Avdylajt, u arrestua një ditë më parë nga RENEA, teksa gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Ai akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Top Channel