Trump paralajmëron Hamasin: Çarmatosuni ose do ta bëjmë ne, ndoshta edhe me dhunë

15/10/2025 12:32

Hamas duhet të çarmatoset, “ose ne do t’i çarmatosem atyre,” thotë Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin se ata duhet të çarmatosen ose “ne do t’i çarmatosim ata.”

“Ata thanë se do të çarmatoseshin, dhe nëse nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim,” u tha Trump gazetarëve.

Kur u pyet se si do ta bënte këtë, Trump tha, “Nuk duhet t’ua shpjegoj këtë. Ata e dinë që unë nuk po luaj lojëra.”

Trump tha se kjo mund të ndodhë “shpejt dhe ndoshta me dhunë.”

I pyetur për një afat kohor për çarmatimin, Trump tha se do të ishte “një periudhë e arsyeshme kohore. Mjaft shpejt,” por nuk dha hollësi.

Top Channel