Sekretari amerikan paralajmëron Rusinë: Nëse nuk ndaloni agresionin në Ukrainë o keni kosto

15/10/2025 20:50

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, tha të martën se SHBA-të dhe aleatët e saj do të marrin masat e nevojshme për të “imponuar kosto ndaj Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm” nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon.

“Nëse na duhet të marrim këto masa, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati t’i ndërmarrë ato. Nëse na duhet të ndërmarrim atë hap, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati të bëjë detyrën e tij në mënyra që vetëm SHBA-të mund t’i bëjnë”, tha Hegseth gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, aleatit të Kievit, në selinë e NATO-s.

Deklarata e Hegseth vjen pas rritjes së presionit mbi shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ndërkombëtarët për të rritur presionin mbi Moskën, në mënyrë që të arrijë një armëpushim me Ukrainën.

Thirrjet për arritjen e paqes në Ukrainë janë rritur akoma më shumë pasi Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit në Gaza mes Hamasit dhe Izraelit.

Top Channel