“Presidenti shkon e punon në sektor privat”, Berisha akuza Begajt: Thotë që e bëj vullnetarisht, por paguhet

15/10/2025 14:03

Sali Berisha ka deklaruar se Presidenti i vendit Bajram Begaj në kundërshtim e ligjin, rezulton i punësuar në një klinikë private mjekësore, për të cilën paguhet.

“Tani, marr vesh sot, se këtu të gjitha gjërat janë, të gjitha vakitë ndodhin. Bajram Begaj, presidenti, i betuar shkon punon në klinikë, sektor privat, që ai ka qenë një meidokritet profesional. Se të ishte ndonjë… Tritan, çfarë profesioni ka ai? Gastroenterolog.

Ky shkon tani në klinikë private, dhe po t’i thoni, e bëj vullnetarisht thotë. Absolutisht, vetëm me lekë. I ka të deklaruara? Urdhëroni o miq.

Dhe ne kërkojmë që, ai Rusmaili i tij nuk mund të paguhet në KAS, sepse KAS-in nuk e lejon ligji. Një gazetar kishte shkruar bukur një ditë: shteti i Rrumit. Jo mor jo, është më keq se Rrumi. E ka thënë Nikolaj Gratieri, e ka thënë të pavdekshme atë: nuk është narkoshtet, është më keq se sa narkoshtet. Urdhëro! Ndodh në botë kjo?”, tha Berisha.

Top Channel