Po vizitonin kishën në Lisbonë, dy turistë amerikanë sulmohen nga grabitësit, njëri humb jetën

15/10/2025 18:04

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin bregdetar të Cascais, në perëndim të Lisbonës ku dy turistë amerikanë u sulmuan me thikë nga tre grabitës ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë në vend dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve portugeze, incidenti ndodhi pranë Kishës së Navigatorëve, një zonë e njohur dhe e frekuentuar nga turistët ku rreth orës 3:16 të mëngjesit, shërbimet e emergjencës morën një alarm për një sulm me thikë.

Hetuesit raportojnë se një nga turistët ishte duke u kthyer në hotelin e tij kur u përball me tre persona që tentuan ta grabisnin. Pasi rezistoi dhe u përpoq të ikte, ai thirri mikun e tij për ndihmë. Kur turisti i dytë mbërriti në vendngjarje, edhe ai u bë objekt i sulmit.

Pas një përleshjeje të dhunshme, njëri prej turistëve u godit për vdekje me thikë, ndërsa tjetri pësoi plagë të thella në fytyrë dhe në krahë dhe më pas ndërroi jetë në vendngjarje. Viktima e dytë u dërgua në Spitalin Santa Maria në Lisbonë dhe, sipas zyrtarëve të spitalit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi menjëherë tre të dyshuar, të cilët aktualisht po merren në pyetje. Njëri prej tyre përballet me akuzën për vrasje, ndërsa dy të tjerët akuzohen për pjesëmarrje në sulm.

Top Channel