PD ankohet për mungesën e debatit, përplasje mes deputetëve demokratë dhe socialistë në konferencën e kryetarëve në Kuvend

15/10/2025 12:00

Përsëri edhe mbledhja e radhës e konferencës së kryetarëve paraditen e kësaj të mërkure është dominuar prej debateve për mënyrën se si u zhvillua seanca e shkuar e parlamentit, ku u shkua në votim pas zhurmës së deputetëve të opozitës.

“Jemi munduar t’ju themi që nga dita e parë, kur merr fjalën Kryeministri duhet ta respektoni. Se si e përdor fjalën Kryeministri, është e drejtë e tij. Kishte një propozim nga z. Bardhi për nisjen e debatit. Këto kërkesa janë të përcaktuar qartë në rregullore, prezantohet pro dhe kundër dhe në fund mbas kësaj votimi”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD, Taulanat Balla.

Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD lëshoi akuza ndaj kryetarit të parlamentit Niko Peleshi kur tha se “Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës” duke theksuar se “Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin

Agron Gjekmarkaj nënkryetari demokrat në konferencën e kryetarëve tha se në seancën e shkuar të parlamentit Taulant Balla ka konsumuar një fyerje pa mikrofon dhe se  zonjat deputete të  PS shtrembëruan fytyrën për fjalët e Gazmend Bardhit.

Gjithë kohës jeni me dy standarte dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje.  Nuk e kuptoj këtë çmenduri të këtyre , njoftime e procesverbale e ikni me vrap! Meqenëse jeni lodhur sugjeroj ta mbyllni deri në pranverë këtë parlament pushoni, reflektoni, kalon dimri vjen pranvera , shohim e bëjmë.  Me vjen keq për ju kryetar se po ju zhbëjnë , po ju nxjerrin në prita , ju komandojnë nga poshtë e nga lart. Thonë që për 6 muaj ta zënë vendin. Nuk po bëj diversion po konstatoj derexhenë institucionale.”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.

Në këtë konferencë socialistët sollën për diskutim projektvendimet që duhet ti votojë kuvendi për ngritjen e dy komisioneve parlamentare të reformës zgjedhore dhe atë administrativo territoriale.

 

 

Top Channel