Ndodhej jashtë rezidencës së tij luksoze prej 1.9 mln dollarësh, biznesmeni i njohur sulmohet me armë zjarri në mes të ditës

15/10/2025 07:51

Një sulm i dyshuar i synuar ndaj biznesmenit të njohur, Eddie Jawad, ndodhi jashtë rezidencës së tij luksoze prej 1.9 milionë dollarësh në Macomb Township, Michigan.

Jawad, 59 vjeç, i njohur për zotërimin e mbi 20 stacioneve të benzines Pit Stop, u qëllua nga një person i paidentifikuar që u shfaq nga shkurret dhe e sulmoi atë jashtë shtëpisë së tij. Gruaja e tij, Khadije, tha për mediat se nuk bëhej fjalë për një grabitje.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti Jawadin me plagë nga arma zjarri, dhe ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Hetuesit besojnë se të shtënat ishin të qëllimshme, teksa autori mbetet ende në arrati.

Jawad është një figurë e njohur në komunitetin e biznesit arabo-amerikan të Michigan-it dhe ka qenë kritik i zhvillimeve të mëdha korporative, përfshirë kundërshtimin e ndërtimit të një stacioni benzine Sheetz në afërsi të pronave të tij. Ai ka qenë një zë i fortë për mbrojtjen e interesave të bizneseve të vogla lokale, duke e akuzuar qeverinë për përparësi të zhvillimeve të mëdha.

Top Channel