
Një burrë 75-vjeçar nga Kavala, Greqi, humbi 259,000 euro kur ra viktimë e mashtrimit nga një prift, i cili u dënua me tetë vite burg.
Sipas avokatit, prifti fitoi besimin e të moshuarit duke i thënë se paratë do t’ia ruante ai më mirë se bankat, meë më tepër fitim. Megjithatë, në vend që t’i investonte, ai i përdori paratë për të rinovuar shtëpinë e tij.
Prifti e bindi 75-vjeçarin që ta bënte bashkëpërfitues në llogarinë e tij dhe vetëm në një muaj i “rrëmbeu” paratë. Viktima, i cili jetonte vetëm, po përballet me probleme serioze financiare dhe tani jeton në azilin e pleqve të Mitropolisë së Kavalës.
Pas zbulimit dhe denoncimit të rastit, prifti u përball me akuzën e përfitimit të parave përmes mashtrimit, duke u dënuar nga Gjykata me 8 vite burg.
Top Channel