
Një 58-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi dyshohet se ka marrë me forcë në makinë ish-partneren dhe më pas e ka dhunuar atë.
Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L.G., 58 vjeç.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. G., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka marrë me forcë në automjet, një shtetase me të cilën ka patur lidhje intime, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë Korçë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. G., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka marrë me forcë në automjet, një shtetase me të cilën ka patur lidhje intime, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-I. Sh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-M. D., banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve te Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte;
-për tre shtetas 15 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë dëmtuar pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara në lagjen nr. 2.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. S., 44 vjeç, banues në Ersekë, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij (zetor), lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset Z. S., 63 vjeçe dhe R. P., 67 vjeçe, banuese në fshatin Symiz, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur produkte bujqësore të një 43-vjeçari.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur lehtë një këmbësor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rremenj, Pogradec, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel