
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve ka folur për seancën e datës 8 tetor, e cila u mbyll pa debat.
Sipas demokratit, mbyllja e seancës është në shkelje me rregulloren dhe Kushtetutën e Kuvendit.
Më tej ai iu drejtua kryeparlamenatrit Niko Peleshi duke thënë ‘nëse nuk e mban dot atë karrige, lirojeni’.
“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.”
Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonave. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.
Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.
Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar”, u shpreh Bardhi.
Top Channel