
I dërguari i Posaçëm i Trump për misionet speciale të SHBA-së, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Kosovë.
Në një Postim në rrjetin social X, Grenell ka akuzuar Von der Leyen se po hesht ndërsa Gjykata Speciale e Hagës mban të burgorsur ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ju heshtët teksa gjykatësi Jack Smith arrestoi një president në detyrë vetëm sepse po shkonte për të takuar Donald Trump”, shkruan Grenell.
Postimi i plotë:
“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet.
Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore çdo vendi?
Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës.
Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike.”
Your Hague Court has held President Thaci for 5 years.
How can you disperse judicial advice to any country?
You sat silent while Jack Smith arrested a sitting President all because he was on his way to see Donald Trump to forge a peace agreement that included the dissolution… https://t.co/ZqyYHaKzmE
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 15, 2025
Top Channel