
Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj ka four për herë të parë për hapjen e një llogarie ‘GoFoundMe’ për klientin e tij.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live“ në Top Channel, ai tha se nuk ka folur me Elvis Shkambin në lidhje me këtë gjë, ndërsa shtoi se beson që llogaria është hapur për të ndihmuar familjen Shkambi në përditshmërinë e tyre dhe detyrimet që kanë.
Keni kërkuar informacion për GoFund që është hapur për klientin tuaj?
Ibraj: Nuk kam asnjë dijeni për këtë pjesë, i përket familjarëve të tij. Gjëja e fundit që më ka rënë në mendje është ajo e interesit financiar. Familja Shkambi nuk është në kushte të mira ekonomike, se po të ishte, mbase nuk do të kishte ndodhur kjo që ndodhi. Besoj se GoFund u hap për të ndihmuar familjen Shkambi në përditshmërinë e tyre, detyrimet. Mos harrojmë që kanë djalin, xhaxhain në burg, si dhe xhaxhin tjetër.
Nga ana personale, është e vështirë të jeni avokat i një personi që ka qëlluar mbi drejtësinë?
Ibraj: Për hir të së vërtetës ka shumë ngarkesë të madhe emocionale, është shumë e rëndë. Ne përballemi përditë me prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët ne punojmë në gjykata. Është një ngjarje e pajustifikueshme, por është një rast me ngarkesë të madhe emocionale. Opinioni publik ndahet në dy pjesë për këtë ngjarje.
Top Channel