Forcat amerikane godasin anijen e dyshuar për trafik droge në brigjet e Venezuelës, gjashtë të vdekur

15/10/2025 11:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje se forcat ushtarake amerikane kanë goditur një anije që trafikonte drogë në brigjet e Venezuelës, duke vrarë gjashtë persona në bord.

“Informacioni ka konfirmuar se anija po trafikonte drogë, e lidhur me rrjete të paligjshme narko-terroriste”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

Uashingtoni ka vendosur një forcë ushtarake në Karaibe jugore me qëllimin e deklaruar për të luftuar trafikimin e drogës drejt SHBA-së. Deri më sot, administrata Trump ka njoftuar katër sulme të tjera që kanë vrarë 21 persona.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuzoi qeverinë amerikane se po përdor goditjet ndaj karteleve të drogës si pretekst për të imponuar “ndryshim regjimi” në vendin e tij dhe për të vënë nën kontrollin e saj fushat e gjera të naftës.

Top Channel