
Në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, Fondi Monetar bëri një rivlerësim të parashikimit për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Në 3.4% nga 3.8% që ishte pritshmëria në fillim të vitit. Kjo sipas ekspertëve të tregu vin si pasojë e një sërë faktorëve duke nisur nga përqendrimi i ekonomisë vetëm në disa sektorë dhe lënia pas e sektorëve prodhues.
Ndërsa ecurinë e ekonomisë shqiptare FMN e cilëson drejt fazës së normalizimit, Fondi kërkon të behet kujdes në menaxhimin e borxhit dhe politikave fiskale.
FMN thekson gjithashtu se huamarrja publike dhe kostot në rritje të mbrojtjes, sigurisë energjetike dhe plakjes së popullsisë do të detyrojnë shumë qeveri, veçanërisht në Evropë, të kufizojnë shpenzimet.
Në rajon, rritjen më të lartë pritet ta ketë Kosova, me 3.9%, Maqedonia e veriut pritet të ketë të njëjtën rritje si Shqipëria me 3.4% në 2025-n. Në Mal të Zi 3.2% ndërsa 2.4% pritet Serbia.
Top Channel