
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor Kevin Kosova, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, ku janë transmetuar pamjet audiovizive të një shtetasi (i paidentifikuar), i cili takon punonjësin Kevin Kosova, me kërkesën për të udhëtuar pa probleme nëpërmjet aeroportit, duke i ofruar shumën 10.000 lekë të reja.
Në datën 07.10.2025 shtetasi është paraqitur për të udhëtuar dhe ka dorëzuar dokumentacionin e udhëtimit tek punonjësi Eduart Leci, i cili kryen veprimet e rregjistrimit të udhëtimmit.
Ndaj punonjësit të policisë Inspektor Eduart Leci, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, janë referuar materialet hetimore në gjendje të lirë si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Top Channel